Një shtetas shqiptar dhe shoqëruesja e tij po shqiptare që transportonin 52 kg marijuanë drejt vendit fqinj janë arrestuar.
Operacioni është zhvilluar në Rrugën “Egnatia” pranë Kozanit nga policia kufitare helene.
Sipas policisë, është ndaluar një automjet që vinte nga kufiri i gjelbër dhe nga kontrolli brenda tij janë gjetur dhe sekuestruar 3 çanta me 51 pako që përmbanin 52 kg 495 marijuanë.
Në pranga ka përfunduar drejtuesi i mjetit, një shtetas shqiptar 31-vjeçar. Është ndaluar dhe një automjet i dytë që shërbente për kontrollin e rrugës dhe është arrestuar drejtuesja e mjetit, gjithashtu shtetase shqiptare 51 -vjeçe. U sekuestruan në total dhe 4 celularë, 5 karta SIM dhe 1050 euro.