Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kamëz, ku një 37 vjeçar u arrestua se ushtroi dhunë dhe kërcënoi se do të vriste bashkëshorten e tij
Policia mbërriti në banesë sapo mori sinjalizim për rastin.
37 vjeçari, në momentin që ka parë policinë, ka hedhur armën e zjarrit pistoletë nga dritarja e banesës dhe ka tentuar të largohet, por tentativa e tij ka dështuar dhe është prangosur.
Gjatë kontrollit përreth banesës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje.
Gjatë kontrollit në banesë, efektivët gjetën dhe sekuestruan municion luftarak, një këllëf pistolete si ato të policisë dhe 5 radio që dyshohet se lidheshin me valët e radiove të policisë.