Në vitin 1979 shqiptares Gonxhe Bojaxhi i akordohej Çmimi Nobel për Paqe. Ishte një mundësi e artë që Shqipëria e vogël të njihej botërisht për vlerat e saj, por shteti komunist e refuzoi disa herë kërkesën e misionares shqiptare për të vizituar Tiranën, ku jetonin nëna dhe motra e saj.
Me ndryshimet demokratike figura e Nënë Terezës mori vlerësimin e merituar. Ajo u prit me nderime të mëdha nga shqiptarët e të gjitha besimeve dhe pati rol kyç në ardhjen e Papa Gjon Palit II në Shqipëri.
Sheshi i dytë më i madh dhe aeroporti i Rinasit morën emrin e saj të lartësuar.
Koha kur besimtarët trajtoheshin si tradhtarë mori fund ditën që Partia Demokratike i ktheu shqiptarëve liritë dhe të drejtat themelore të njeriut.
Kombi shqiptar ka shenjtoren e vet mbrojtëse, nënë e dashurisë për të varfërit dhe të sëmurët.



