Edhe Lulëzim Basha ka reaguar në rrjetet sociale për shenjtërimin e Nënë Terezës.
Ai ka shkruajtur:
“Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.”
Kjo është një ditë e veçantë për mbarë kombin shqiptar dhe ne të gjithë krenohemi me Nënë Terezën, veprën dhe trashëgimin e saj.
Nënë Tereza na ka dhënë një shembull të madh se si me besim, dashuri dhe këmbëngulje mund të bësh gjëra të mëdha për ata që kanë më shumë nevojë.
Nën shembullin e saj le të bëjmë të gjithë nga pak për një jetë më të mirë për çdo shqiptar.
“E djeshmja ka shkuar, e nesërmja nuk ka ardhur ende. Kështu që ka mbetur vetëm e sotmja. Le të fillojmë.”

