Ata po përpiqen që në të gjitha planet të bashkëpunojnë me Kinën dhe Rusinë.
Kështu është shprehur ambasadori Agim Nesho, i cili aktualisht mban postin e Nënkryetarit të Partisë së Lirisë.
Nesho ka qenë i ftuar në SyriTv, ku midis të tjerash ka theksuar se Ballkani i Hapur e largon vendin tonë nga BE.
Ja sinteza e fjalës së tij:
“Ballkani i Hapur eshte nje projekt qe ju sherben interesave te personale te Rama-Vucic, nje projekt qe do ta largoje Shqiperine nga BE. Ata po perpiqen te bashkepunojne ne te gjitha planet me Kinen dhe Rusine. Nen divizen e gabimeve te turpshme te BE-se ata jane te gatshem te perqafojne alternativat e tjera”.