Një i çmendur, por më tepër i lig, trashëgimtar i një familje të pasur, leu me helm një shumë parash, mandej ia dhuroi një organizate bamirëse, që t’ua shpërndajë të varfërve.
Lajmet e mesditës, në televizionet lokale dhe kombëtare njoftuan se kishin vdekur gruaja e drejtorit të organizatës, guvernatori i qytetit, 12 deputetë, dy ministra dhe tre drejtorë.
Vdekje elitare dhe e mistershme u shpallë nga organet kompetente.
Flamuri u ul në gjysëm shtizë dhe u shpërndanë dekorata për veprimtari të shquara.
Çuditërisht, asnjëri nga të varfërit nuk pësoi gjë.
PROKURORIA NUK E KA ZBULUAR ENDE SHKAKUN E VDEKJES
(Nga rrjeti)