Aleksia Peleshi është vajzë e njohur tashmë për sinqeritetin e saj, por dhe për luksin.
Ajo është bija e ministrit Niko Peleshi, por ka guxuar në një rast të bëhet pjesë e një proteste rinore kundër qeverisë së babit.
Aleksia ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit në Instagram dhe një ndjekësi të saj në rrjet, mbasi pyetjes i është përgjigjur se do të vriste çerekun e popullsisë, duke e filluar me pedofilët dhe përdhunuesit.
Pyetja ishte: në qoftë se do kishte një herë në vit një ditë që ligji s’do të zinte, kë do vrisje?
“Kaq shumë keqbërës sa ka kjo botë do kisha fshirë çerekun e popullsisë. Por, padyshim do ja filloja nga përdhunuesit dhe pedofilët. Madje, ndonjëherë mendoj si është e paligjshme t’i vrasësh, se ata njerëz edhe nëse s’ta marrin jetën të lënë të jetosh i vrarë” u përgjigj Aleksia.