Është një mësuese e shkollës në Grizhë të Malësisë së Madhe që vë “ulërimën” për çfarë ndodh para kësaj shkolle.
Tonelata mbeturinash në kosha e në rrugë që jo vetëm të vrasin sytë, por janë edhe burim sëmundjesh.
.
Ja çfarë shkruan mësuesja:
“E “dashur” Bashki prap unë, e di që të kam mërzit, po amon të lutem pastroje këtë vend është shkolla 9-vjeçare Grizhe, më dhëmb zemra kur e shoh këtë gjëndje.
E kuptoj që drejtorit të shkollës dhe stafit nuk i bën përshtypje, por për komunitetin këtu është pamja ma e shëmtuar… si banore e zonës dhe ish-drejtoreshë e shkollës, nuk mund të lejoj që vendi ku u rrita të degradojë në këtë pikë.
Se kuptoj si hynë në ambjentet e shkollës me këtë pamje ULËRITËSE?!
Suksese në punë shok e shoqe!”

