Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Prevezë të Greqisë.
Dy të vdekur dhe një i plagosur është bilanci i deritanishëm i një shpërthimi gazi të ndodhur në një fabrikë për ambalazhim peshku.
Një qytetar grek dhe një i huaj kanë vdekur, por nuk dihet ende shtetësia e tij.
Një tjetër qytetar është transportuar me ambulancë për spitalin e Janinës
Gjithçka ka ndodhur në pak minuta dhe askush nuk thotë me siguri shkaqet, por informacionet e para ‘flasin’ për një shpërthim në një impiant të brendshëm gazi.
Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa ka alarmuar dhe nxjerrë nga banesa edhe banorët e zonës.
Forcat zjarrfikëse dhe policia janë ende në vendngjarje.

