Në provincën e Caltanissetta-s gjashtë persona përfunduan në spital pasi u sulmuan nga një tufë bletësh në Sp 6.
Ngjarja shkaktoi edhe një aksident: ku një skuter u përplas me një makinë, mbasi motorristi u pickua prej bletëve.
Të lënduarit u transportuan në spitalin Sant’Elia, por pa probleme serioze.
Policia dhe zjarrfikësit ndërhynë me ujë me presion për të larguar bletët.
Ende nuk është zbuluar se çfarë e nervozoi familjen e bletëve që sulmuan çfarë ju dilte para.