Qindra vetë dolën rrugëve të Napolit në Itali duke protestuar për rritjen e çmimeve të energjisë elektrike.
Ata dogjën faturat e energjisë elektrike në rrugët qëndrore të Napolit.
“ Nuk paguajmë faturat !”
Kjo ishte thirrja e protestuesve në qendër të qytetit dhe policia thjesht mbeti vëzhguese.
Protestuesit dogjën faturat e fundit të energjisë elektrike dhe gazit përpara postës qendrore në Piazza Matteotti.
“Jemi të lodhur nga premtimet. Kemi vite që presim një punë dhe sot nuk mund t’i paguajmë këto shifra që janë trefishuar”, bërtisnin demonstruesit duke treguar faturat e tyre.