Policia italiane ka arrestuar një 30-vjeçar pasi ka vjedhur një apartament në Albro, në Genova.
“GENOVA -Un ladro albanese è stato arrestato per furto dalla polizia anche grazie all’uso del taser, la pistola elettrica, subito dopo un furto in casa commesso in via Dodecaneso ad Albaro”, shkruajnë mediat italiane
Ai u arrestua nga policia pas një ndjekje si në filma, nëpër shkurret që të çonon në lagjen San Martino, ndërsa bashkëpunëtori i tij ndodhet në arrati.
I riu shqiptar u ngjit në tarracën e vilës, hyri brenda dhe filloi të rrëmonte në çdo dhomë. Dëshmitar i skenës ishte një fqinj, i cili duke e ditur që pronarët ishin me pushime, dhe menjëherë telefonoi policinë.
Agjentët mbërritën brenda pak minutash dhe panë dy shqiptarë të hidheshin nga tarraca duke ikur më pas drejt pyllit.
Ndjekja mes shkurreve filloi derisa njëri nga të dy përfundoi në një pikë pa dalje, në rrugën Lagustena ndërsa tjetri arriti të shpëtonte. 30-vjeçari tentoi të godiste policët, por u ndalua. Ai kishte marrë një Rolex floriri, bizhuteri dhe 980 euro cash.

