Një aksion i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Fushë Krujë, mbrëmjen e djeshme, ka vënë në pranga dy persona:
Leonard Gjeli dhe Xhentil Çypi janë dy personat e arrestuar mbrëmjen e djeshme në zonën e Fushë-Krujës.
Këta persona u kapën me armë në automjet. 38-vjeçari me tre emra, Gjeli, është person me precedentë të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër personit.
Dokumentacioni i kaloi prokurorisë për veprime të mëtejshme.