Ish ministri i brendshëm Flamur Noka, e ka konsideruar vrasje të paralajmëruar rastin ku u vra me armë zjarri Ismet Çekorja.
Qytetari kërkoi ndihmë, shkruan ai, por shteti heshti deri sa dëgjoi krismat e vdekjes.
Krimi mund të parandalohej, por indiferentizmi i policisë e bëri pre të bandave.
Ja postimi i Nokës:
Një vrasje e paralajmëruar.
Vetëm 5 ditë më parë i ndjeri Ismet Çekorja iu drejtua mediave për ndihmë, pasi akuzonte shtetin se i përndiqte të birin. Ky i fundit është shpallur në kërkim si autor i atentatit ndaj Alban Bruçit, më 25 gusht.
Ismet Çekorja u ekzekutua dje në Shkodër. Një vrasje që mund të parandalohej, nëse Policia e Shtetit do të punonte për rendin dhe sigurinë publike. Shteti e braktisi dhe e ktheu në pre të bandave të armatosura.
Ismet Çekorja mbeti viktimë e indiferentizmit të Policisë së Shtetit, e cila numëron të vrarët si një agjenci funerale që numëron shitjet.

