Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur ditën e sotme në Venecia, ku një turiste 20-vjeçare u ngjit në kantierin e ndërtimit të Chiesa degli Scalzi dhe tentoi të hidhej.
Mësohet se vajza e re ishte holandeze dhe nuk dihen ende shkaqet që e çuan drejt një veprimi ekstrem.
Alberto Crispo, polici hero që shpëtoi turisten në Venecia: “E kam kapur, ishte thjesht instinkt”
Polici 29 vjeçar ndodhej në kantierin e ndërtimit të Chiesa degli Scalzi në Venecia, ku arriti të shpëtonte të renë me origjinë nga Holanda.
“Nuk e mendova frikën, thjesht po mundohesha të arrija vajzën që gjendej mbi skela. Doja të flisja me të, por nuk kishte kohë. Sapo mbërrita, ajo e lëshoi veten të binte. E kapa nga krahu, e mbajta dhe më pas e tërhoqa lart”, tregoi ai për mediat.
Akti i policit u shoqërua nga duartrokitje prej të pranishmëve në vendngjarje që përjetuan ato momente ankthi duke parë se çfarë po ndodhte nga sheshi i stacionit