Një 53-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme pasi ka rënë nga një lartësi e madhe në Martanesh.
Viktima është identifikuar me inicialet A.B., i cili pas aksidentit u transportua në spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të rënda.
Bariu 53-vjeçar ka qenë duke kullotur bagëtitë dhe mendohet se nga lagështia e terrenit, në një moment ka rrëshqitur dhe ka marrë plagë të rënda, që çuan në humbjen e jetës.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

