Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në rrjetet sociale shkruan, se jemi bërë gazi i botës me atë çfarë po ndodh me turizmin, goditjen dhe baltosur e tij.
Ja postimi:
Në vend të promovojmë vlerat më të mira dhe atraktive të turizmit shqiptar, që këtë vit lëngoi më shumë se kurrë për shkak të mosmbështetjes nga Qeveria, po bëhemi gazi i botës në mediat e huaja për shkak të pushtetit të korruptuar dhe të inkriminuar të Edi Ramës, që në kulmin e sezonit turistik çon rruspat e antiligjit në një nga investimet më dinjitoze në Adriatik.
Boll e nxive imazhin e Shqipërisë dhe shkatërrove turizmin shqiptar!