Kur pushteti godiste njëherë e një kohë politikisht Shijak TV, pjesa tjeter e mediave fërkonte barkun e thosh ç’më duhet mua; pastaj goditej Agon Chanell e sërisht mediat shihnin tu ikte drejt tymi i interesit të tyre; më tej goditën Ora News dhe përsëri pjesa tjetër e mediave zgjodhi të shihte punën e vet; me oligarki pushteti ju lëshua blerjeve të mediave elektronike, të shkruara e online dhe akush nuk foli.
Sot, tani pushteti po kërkon nënshtrimin e një tjetër Media Grupi, dhe po e njëllojtë vijon solidarizimi me heshtje i gjithë pjesës tjetër të mediave….
Në të gjitha rastet në këto 30 vite në këtë vend pushteti i parë, Qeveria dhe pushteti i katërt, Media kanë qënë mes tyre o në raport servilizmi o në raport konflikti dhe shumë larg të qënit në një mardhënie normale të rregulluar me ligj.
Spektakli i fadromave të pushtetit e dha mesazhin për sot.
Po nesër!? Nesër kush e ka rradhën!?

