Raportohet se influencerja 21-vjeçare e Tik-Tok-ut, Tanya Pardazi, si dhe miss Canada, vdiq në një incident gjatë lëshimit me parashutë, pasi parashuta e saj kryesore nuk u hap.
Referuar infove të Skydive Toronto, thuhet se Pardazi “lëshoi parashutën kryesore që rrotullohej shpejt në një lartësi të ulët, pa kohën ose lartësinë e nevojshme për fryrjen e parashutës rezervë”, raporton Daily Mail.
Pardazi, e cila arriti në gjysmëfinale të konkursit të bukurisë Miss Teen Canada 2017, u transportua menjëherë në spital, ku më pas u konstatua vdekja e saj. albinfo.ch.

