Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në Durrës dhe i pari që reagon është ish kryeministri Sali Berisha.
Ai përcjellë në rrjetet sociale një video që tregon se me sa shpejtësi po përparojnë flakët drejt banesave.
Durrësi në flakë, shkruan ai, qeveria me vakanca.
Ja postimi:
Miq,
Këto pamje vijnë nga Durrësi, ku flakët e zjarrit po përfshijnë edhe banesat pranë zonës.
Prej muajsh, Shqipëria është kërcënuar në mënyrë konstante nga vatrat e zjarrit, por ajo që është më shqetësuese lidhet me paaftësinë dhe papërgjegjshmërinë e qeverisë për ta pasur situatën nën kontroll. Zjarrfikëset vijnë me vonesë ose nuk shfaqen fare, kanë mungesa të theksuara në logjistikë dhe janë të keqtrajtuar ekonomikisht.
Qeveria Rama është ne vakanca ndërkohë që jeta e banorëve rrezikohet çdo ditë nga pasiguritë në të cilat i ka ekspozuar me qëllim kjo qeveri krimi. #sb