Drejtuesi i mediave Panorama dhe ish deputeti socialist, Alfred Peza për sulmin e IKMT ndaj “Prestige Resort” është shprehur se ky është një urdhër i kryeministrit Rama.
Sipas tij, paligjshmëria qëndron se IKMT nuk ka zbatuar ligjin dhe procedurën ligjore që duhet bërë.
Alfred Peza tha, se dhe drejtori i IKMT-së, Ajet Zyberaj dha dorëheqje pikërisht pasi ishte kundër zbatimit të këtij vendimi të paligjshëm.
“Ne këtë shesh në këtë resort ishte llogaritur të bëhej një dasmë amerikane. Shqipëria është e mbushur me ndërtime pa leje. Ky është një qëllim i pastër politik, për shkak se pronari i këtij resorti është botuesi më i madh dhe sulmi bëhet për shkak të denoncimeve që janë bërë në media.
Është urdhër direkt i kryeministrit Rama. Kam negociuar që kjo të mos ndodhte sepse është në shkelje të ligjit.
Subjekti nëse është në shkelje të ligjit duhet ti jepet kohë. Fakti që sapo ndërrohet kryeinspektorja dhe jep dorëheqjen kryeinspektori sepse nuk donte të firmoste këtë urdhër sot tregon se urdhri është nga Rama”

