Kryeministri Edi Rama, nga Beogradi sot, gjatë konferencës për mediat në kuadër të samitit të Ballkanit të Hapur u shpreh se në këtë samit përveç përfaqësuesve të Turqisë dhe Hungarisë, ishin ftuar edhe ministrat e Jashtëm të Italisë dhe Greqisë.
Ai theksoi se këta të fundit nuk ishin të pranishëm për arsye objektive, por mos u çuditni që një ditë edhe një nga këta të mëdhenjtë të thotë: “A mund të vij dhe unë”.
“Ne kemi ftuar Turqinë, Greqinë, Italinë dhe Hungarinë dhe e kemi bërë publike këtë gjë. Nëse sot nuk ishin Greqia dhe Italia, ishte për arsye objektive. Njëri është në fushatë elektorale tjetri është në një angazhim të mëparshëm. Dhe e kemi bërë publike këtë gjë. Greqia dhe Italia munguan për arsye objektive. Në Tiranë do të ftojmë edhe të tjerë, se do të duan edhe të tjerë. Mos u çuditni që një ditë edhe një nga këta të mëdhenjtë të thotë: “A mund të vij dhe unë?” Ne i mirëpresim të gjithë”, tha Rama.

