Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ka pritur sot në takim ambasadorin italian në Tiranë, Fabrizio Bucci.
Një takim i ngrohtë dhe miqësor, shkruan ajo, në kuadër të vizitës së Presidentit të Italisë në Tiranë.
Do të kem nderin, vazhdon Nikolla, të mirëpres presidentin Sergio Mattarella në Kuvendin e Shqipërisë.
Ja postimi:
Një takim i ngrohtë me Ambasadorin e 🇮🇹, z. Fabrizio Bucci.
🇦🇱 dhe 🇮🇹 kanë një bashkëpunim e partneritet të shkëlqyer.
Mirënjohje për 🇮🇹 mike si avokate e integrimit 🇪🇺 të 🇦🇱.
Bashkëpunimi ynë do të marrin një impuls të ri me vizitën e Presidentit të Republikës së 🇮🇹, z. Sergio Mattarella në Shqipëri.
E privilegjuar të pres në Kuvendin e Shqipërisë Presidentin Mattarella!

