Agresiv ka qenë ish presidenti Ilir Meta, në konferencën e sotme për mediat.
Meta tha se opozita do t’i përgjigjet dhëmb për dhëmb kryeministrit dhe “do ti shkulë çdo dhëmb e dhëmballë të korruptuar. Ja njohim guximin lepurushit”
Nga fjala e tij:
“Opozita do ti përgjigjet dhëmb për dhëmb e do ti shkulë çdo dhëmb e dhëmballë të korruptuar. E dimë guximin e lepurushit Edi Rama. Opozitën do të ketë përballë. Tani ka humbur edhe mundësinë të thotë qafsha mamin nuk e bëj këtë.
Nuk ka për të qenë Shqipëria çiflig i Ramës. Shumë shpejt Rama do ti nënshtrohet llogaridhënies bashkë me rruspat e tij.”- tha Meta.