Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në konferencën e sotme për mediat, ju drejtua Kuvendit të Shqipërisë që të verifikojë shëndetin mendor të kryeministrit Edi Rama.
Ai kërkoi gjithashtu që Rama të kryejë testin e drogës.
“Kuvendi të verifikojë shëndetin mendor të Edi Ramës dhe të nisë procedurat për t’i bërë testin e drogës. Edi Rama është armiku i lirisë së çdo qytetari shqiptar, është armiku i votës së lirë, i barazisë përpara ligjit, armiku i medias së lirë”, u shpreh Meta