Kampionia e Evropës në 3000 m me pengesa, Luiza Gega, mbrëmjen e djeshme ka folur në ‘Opinion’ në bisedë me Bledi Fevziun.
Ajo ka qenë në studion televizive me trajnerin e saj Taulant Stërmasi.
Kampionia Gega ka treguar se prej 7 vitesh stërvitet në Kenia, në Afrikë.
Janë dy faktorë, tha ajo, që e bëjnë këtë vend të preferuar për të kryer stërvitje.
Klima dhe lartësia, shumë të rëndësishme në parametrat e kërkuar.

