Dakordësuam projektin “Rrugët e verës” midis tre vendeve, shkruan ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro me homologët Tatjana Matic 🇷🇸 dhe Kreshnik Bekteshi 🇲🇰.
Bëhet fjalë për projektin e dakordësuar në “Panairin e verës” që u mbajt dy ditët e fundit në Beograd, në kuadër të “Open Balkan”.
Ja postimi i plotë:
🍷 “Rrugët e verës” është projekti që dakordësuam me kolegët Tatjana Matic 🇷🇸 dhe Kreshnik Bekteshi 🇲🇰
Nën frymën e mirë të panairit të parë të verës e gastronomisë që po zhvillohet në #Beograd, angazhohemi me shumë dëshirë në një tjetër sfidë të bukur si përcaktimi i rrugëve të verës në 🗺 Shqipëri, Serbi dhe Maqedoni e Veriut, duke përfshirë sinjalistikën turistike dhe një platformë digjitale që do të përmbajë të dhëna për të gjitha pikat e interesit 🍇 🍷
Një dritare prezantimi për të gjitha kantinat e verës, shoqatat e prodhuesve të verës po ashtu, muzetë tematikë dhe dyqanet e verave 🍾🌟