Janë mbi 1 milion dokumente të periudhës së Perandorisë Osmane, të cilat kanë lidhje me Shqipërinë dhe janë kthyer në vendin tonë.
Tashmë ai fond dokumentesh është bërë pjesë e rëndësishme e Arkivës së shtetit Shqiptar.
Pikërisht për këtë fakt ka reaguar kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale.
Ja postimi:
MIRËMËNGJES 😊
dhe me lajmin e bukur të ardhjes përgjithmonë në vendin tonë, të të gjitha dokumenteve mbi Shqipërinë dhe shqiptarët nga arkivat perandorake të Stambollit, ju uroj një ditë të mbarë🙏



