Kompania Lufthansa njoftoi anullimin e të gjitha fluturimeve për ditën e premte, nga aeroportet e Frankfurtit dhe Mynihut, sepse pilotët do të jenë në grevë.
Njoftimi zyrtar është bërë mbrëmjen e së enjtes. ( Kjo e konfirmuar edhe nga qindra qytetarë shqiptarë, që kishin rezervuar fluturimet).
Kompania më e madhe e fluturimeve, anullon 800 fluturime gjatë 2 shtatorit, pasi nuk u arrit rezultat në negociatat për rritjen e pagave të pilotëve dhe kështu 130 mijë pasagjerë nuk do të mund të shkojnë në destinacionet e tyre.
Negociatat mes pilotëve dhe drejtuesve të kompanisë Lufthansa dështuan, deklaroi mbrëmë sindikata ‘Vereinigung Cockpit’, pasi pilotët kërkuan rritje të pagave me 5,5%, për shkak të inflacionit dhe rrënies ekonomike që buron nga situata politike dhe ekonomike ndërkombëtare.
Në kompaninë Lufthansa punojnë përafërsisht 5.500 pilotë në transportin e mallrave dhe pasagjerëve.