Deputeti demokrat Lefter Gështenja ka reaguar në një status në rrjetet sociale, ku ka sqaruar, se ai e ka thirrur takimin me një grup deputetësh të PD-së.
Ne duhet të unifikojmë qëndrimet, shkruan ai, për të shkuar në zgjedhjet lokale me një kandidaturë në çdo njësi vendore.
Makineria kriminale e Edi Ramës mundet vetëm me bashkimin e demokratëve.
Ja postimi:
Nisur nga kërkesat e vazhdueshme të gazetarëve mbi takimin e djeshëm me një pjesë të deputetëve demokratë, ndjej detyrim të informoj se po, unë e kërkova këtë takim informal në vijim të takimit të datës 19 korrik ku kishim rënë dakort për tu takuar në fund të gushtit.
Veç të tjerash qëllimi kryesorë i takimeve ka qenë si të krijojmë ura komunikimi brenda Partisë Demokratike dhe jo mure ndarëse, për të gjetur zgjidhje politike që mund të unifikojë qëndrimin e opozitës.
Unë besoj në bashkimin dhe nuk do rresht për të bërë bashkë demokratët në kushtet kur sfida e zgjedhjeve lokale është në prag.
Nëse nuk ka bashkim, zgjedhjet lokale do humben para makinerisë kriminale të Edi Ramës.
E gjithë opozita në një kandidat është mundësia e vetme për tia dalë.