Argjentinasi Nestor Pitana, në vitin 2018, gjykoi si arbitër, finalen e Botërorit, që u zhvillua më 15 korrik në Stadiumin Luzhniki në Moskë, ndërmjet Francës dhe Kroacisë, që u mbyll me fitoren e gjelave me rezultatin 4-2.
Tashmë 47-vjeçar, Pitana është tërhequr nga arbitrimi, por vëmendjen po e merr bashkëshortja e tij, Romina Ortega.
Romina ka krijuar një numër të jashtëzakonshëm fansash në një llogari në faqen “OnlyFans” ku mund të shpërndahen nëpërmjet pagesës edhe materiale me përmbajtje erotike dhe pornografike.
Ortega është kthyer në një nga emrat më të ndjekur në Amerikën e Jugut në këtë faqe pikërisht për faktin se prej disa vitesh është e martuar me Pitana, i cili për momentin nuk i ka nxjerrë kartonin e kuq postimeve të bashkëshortes së tij dhe lejon që ajo të publikojë aty rregullisht.
Kureshtarët pyesin: Pitana kur do i bjesh bilbilit ?




