Nusja, e cila mbante 5 kilogramë ar, e kishte të vështirë të lëvizte. Në dasmën e Büşra (26) dhe Melih Çallı (26) në Hakkari, nuses iu ngjitën 5 kilogramë ar dhe dhëndrit 5 milionë lira. U pa se nusja kishte vështirësi të bënte lëvizje për shkak të arit të ngjitur. Milliyet.com
Në dasmën ku morën pjesë 7 mijë persona, dhëndrit i dhanë 4.2 milionë lira (230mijë euro) dhe nuses 5 kilogramë ar.
Në këtë dasmë madhështore u therën afërsisht 500 bagëti të imta.
Për më tepër, dhëndri përveç 230 mijë eurove përfitoi edhe 2 mijë zarfe të pahapura.


