Tifosy ka analizuar stadiumet e reja të ndërtuara, duke nisur nga viti 2000, në pesë kampionatet kryesore në nivel europian, duke përpiluar më pas klasifikimin e 20 impianteve më të kushtueshme.
Klasifikimi kryesohet nga stadiumi i ri i Spurs, i ndërtuar në vitin 2019. Impianti i ri i Tottenham ka kushtuar më shumë se 1 miliard euro (1.1 miliardë euro), ku shpenzimi për një ndenjëse në stadium është 18.616 euro.
Në podium është një tjetër stadium i kryeqytetit anglez – Emirates Stadium i Arsenal, i ndërtuar mes viteve 2004 – 2006, i cili ka kushtuar 457 milionë euro, 7.584 euro të shpenzuara për një ndenjëse.
Mes dy stadiumeve në Londër, qëndron Parc Olympique Lyonnais. Shtëpia e re e klubit francez, e ndërtuar në vitin 2016, ka kushtuar 480 milionë euro (8.110 euro për një ndenjëse në stadium).
Jashtë podiumit qëndron Allianz Arena i Bayern München (340 milionë euro; 4.532 euro për një ndenjëse në stadium). Sipas Tifosy, në Gjermani janë ndërtuar më shumë stadiume të reja.
Mes vitit 2012 dhe 2013, në Francë janë ndërtuar edhe dy impiante, ndër më të kushtueshmit. Bëhet fjalë për stadiumin e Lille dhe të OGC Nice, përkatësisht në vendin e pestë dhe të gjashtë në klasifikim. Klubet franceze kanë 8 nga stadiumet e reja më të kushtueshme.
Në vend të shtatë renditet Esprit Arena i Fortuna Düsseldorf, i ndërtuar në vitin 2004, i cili ka kushtuar 240 milionë euro, ku një ndenjëse në stadium ka kushtuar 4.396 euro.
Në vendin e tetë, San Mamés i Athletic Bilbao, i pari stadium spanjoll në klasifikim.
Renditja mbyllet me Veltins-Arena në Gelsenkirchen, shtëpi e Schalke 04, dhe Matmut-Atlantique i Bordeaux.
Jashtë top 10 renditet i vetmi stadium italian në klasifikim, stadiumi i Juventus. Shtëpia e bardhezinjve, e ndërtuar në vitin 2011, ka kushtuar 155 milionë euro. Shoqëria e familjes Agnelli ka shpenzuar 3.734 euro për një ndenjëse në stadium.
20 Stadiumet më të kushtueshme
• Tottenham Hotspur – 1.1 miliardë euro
• Olympique Lione – 480 milionë euro
• Arsenal – 457 milionë euro
• Bayern München – 340 milionë euro
• Lille – 324 milionë euro
• OGC Nice – 250 milionë euro
• Fortuna Düsseldorf – 240 milionë euro
• Athletic Bilbao – 211 milionë euro
• Schalke 04 – 191 milionë euro
• Bordeaux – 183 milionë euro
• Juventus – 155 milionë euro
• Brighton & Hove Albion – 109.1 milionë euro
• Le Mans – 102 milionë euro
• Le Havre – 101 milionë euro
• Grenoble – 88 milionë euro
• Borussia Mönchengladbach – 85 milionë euro
• Brentford – 83.3 milionë euro
• Valenciennes – 75 milionë euro
• Rot-Weiss Essen – 64 milionë euro
• Espanyol – 60 milionë euro



