Kështu shkruan kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm në “Facebook”
Aplikimet për subvencionet nisin sot deri më 23 shtator.
Ja postimi i tij:
Nisin sot aplikimet për të gjithë fermerët shqiptarë që kultivojnë grurin në tokat e tyre, për mbështeten financiare nga qeveria me 30.000 lekë për çdo hektarë të mbjellë 🌾
🗓Deri më datë 23 shtator aplikimet do të kryhen online në e-Albania, dhe përfitues do të jenë si fermerët individualë, ashtu edhe Shoqata të Bashkëpunimit Bujqësor, si dhe persona fizik ose juridik👩🏻💻🧑💻📲🤝
🟢Aplikantët mund të asistohen nëpërmjet numrit jeshil 08008383, nga specialistët e Agropika-ve dhe Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor në territor🚜🌾👩🏻🌾🧑🌾

