Një 46-vjeçare ka humbur jetën në fshatin Goraj të Kuçovës.
Shtetasi Leonard Pasho, 20 vjeç, duke drejtuar një motor ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat e rrugës, ku për pasojë, Miranda Pasho, 46 vjeçe që ishte pasagjere, ka ndërruar jetë.
Njoftimi:
“Ne rrugën rurale të fshatit Goraj, Perondi, shtetasi L.P., 20 vjeç, duke drejtuar një motomjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat e rrugës. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën, pasagjerja në motomjet shtetasja M.P., 46 vjeçe”, njofton policia.