Një aksident i rëndë automobilistik i ndodhur pasditen e djeshme në Itali, i mori jetën një 65-vjeçari shqiptar.
Sipas mediave italiane aksidenti ndodhi në Corridoni në Firence, zona Careggi, rruga 19, ku një makinë përplasi dy këmbësorë teksa ishin duke ecur në trotuar.
Si pasojë, mbetën të lënduar dy këmbësorët, ndërsa drejtuesi i mjetit dhe djali i tij 29-vjeçar të cilët mbetën të bllokuar brenda në makinë morën plagë të lehta.
Kanë qenë punonjësit e zjarrëfikëses(reparti118) që bënë të mundur nxjerrjen e dy personave të bllokuar në makinë. Më pas të plagosurit janë transportuar me ambulancë drejt spitalit. Për shkak të plagëve të rënda shqiptari nuk ka mundur të mbijetojë, ndërsa babë e bir janë jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë italiane shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e madhe




