Qeveri, largpamëse në fjalë, e vogël në vepra!
1 Shtatori është ngulitur në memorie, si dita e parë e fillim vitit mësimor.
Kujtime dhe mbresa, që rizgjohen herë pas here, duke të kthyer pas në kohë, kur shkollat ishin shtëpitë e dijes.
Në Durrës, shkolla e parë gjendet në Njësinë Administrative Ishëm.
Por, as këtë shtator, ajo nuk do të hapë dyert për të mirëpritur nxënësit.
Për të tretin vit radhazi, kjo shkollë shfaqet në gjendje të mjeruar, që kur u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Një shkollë, një shekullore, që nuk ekziston më!
Memoria e shkollës po humbet, ashtu si çdo histori në Durrës e mbarë Shqipërinë!
Ky është dimensioni dhe vlera që i jep dijes kjo qeveri!
Largpamëse në fjalë, e vogël në vepra!