Mbas shkarkimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka reaguar në rrjetet sociale, deputeti dhe kryetar i LZHK-së, Dashamir Shehi.
Shehi shkruan: Nano u shkarkua për mospërmbushje detyrash, po ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, a e ka bërë detyrën e tij ?
Ja postimi:
Në shfaqjen e rradhës para shkallëve të Kryeministrisë, Ministri i Brendshëm, thotë se Gledis Nano, shkarkohet sepse nuk ka përmbushur detyrat! Po Çuçi vet i ka përmbushur detyrat?
Bilanci i 2022-it, deri tani tregon për 47 vrasje. Vrasje që shfaqin paaftësinë e policisë për të vendosur rend dhe mungesën e drejtësisë për të shmangur vetgjyqsinë! Faktorë që tregojnë dorëzimin pa kushte ndaj kriminalitetit.
Bilanci i zi i vrasjeve, nuk është vetëm çështje e policisë por një problematikë e vazhdueshme e të gjithë hallkave të sistemit shtetëror, që finalizon në dështimin e sigurisë së jetës së shqiptarëve.
Patjetër që fajtore është qeveria, pasi ka dështuar totalisht në menaxhimin e situatave. Sot kriminaliteti është në kulmin e tij. Krimi qeveris, krimi drejton ekonominë, krimi zapton drejtësinë. Nga dita ditës, Shqipëria, po kthehet në një vrimë të zezë në zemër të Evropës.

