Lajmin e bënë me dije vetë ministrja Mirela Kumbaro në një postim në rrjetet sociale.
Ja postimi:
E fundit ditë e gushtit që më risjell shijen e mirë të takimit me dhjetra të rinj të Parlamentit Rinor të Frankofonisë ardhur nga 25 vende të botës në Gjirokastrën e xhanit 🏰❤️
Asambledhja Parlamentare e Frankofonisë zgjodhi pikërisht Gjirokastrën për të më bërë surprizën e nderimit me Titullin e Komandantit të Plejadës, Urdhrin e Frankofonisë dhe të Dialogut të Kulturave.
E organizuam pikërisht aty, nën hijen Shtëpisë së shkirmtarit Ismail Kadare, tashmë muze, në vendlindjen e prindërve të mi, në vendin ku jeton i gjithë pasioni im, e prandaj është një emocion që i shkon po aq Gjirokastrës, me shkëlqimin e saj të përhershëm si oaz i shumë kulturave e gjuhëve 🌎 që akoma më shumë gjatë fluksit të turistëve siç ndodh tani 😍 i dëgjon të fliten ndër sokaket më të bukur në botë.

