Kështu shkruan ministrja Mirela Kumbaro, teksa shpjegon se ka patur një takim me prodhuesit e verës që do të marrin pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Verës “Wine Vision by Open Balkan” që do të mbahet në Beograd nga dt 1 deri më 4 shtator.
Ja postimi:
Përherë kënaqësi kontakti me prodhuesit e verës, ku kthehesh në nxënëse duke dëgjuar me kërshëri për punët e vreshtarisë 🍇🍷 dhe gjithë procesin që s’është veç pije, por një art më vete 😊
👉🏻 Në prag të nisjes së Panairit Ndërkombëtar të Verës “Wine Vision by Open Balkan” që do të mbahet në Beograd nga 1️⃣ deri më 4️⃣ shtator, bashkë me kolegen Frida Krifca pritëm disa nga kantinat që do të na përfaqësojnë, bashkë me 11 shefa të kuzhinës që do të gatuajnë për pjesëmarrësit më të mirën e kuzhinës sonë 🥙🧆👌🏻



