Gjykata e Posaçme kthen në detyrë kardiokirurgun Edvin Prifti. Ish-shefi i kardiokirurgjisë në QSUT nuk mund të ushtronte profesionin, për shkak të një mase “pezullim nga detyra” caktuar ndaj tij nga gjykata, pasi u mor nën hetim nga SPAK për “korrupsion” dhe “pastrim parash”.
Këtë të mërkurë, Gjykata e Posaçme konstatoi se afati i kësaj masë sigurie kishte rënë dhe vendosi shuarjen e saj. Në këtë mënyrë, hetimi që po zhvillohet ndaj tij, nuk do të pengojë Priftin të kthehet në sallat e operacionit.