4 ministra të brendshëm dhe 4 drejtorë të përgjithshëm të Policisë sê Shtetit ka ndërruar Rama. Asnjë nga drejtorët e emëruar prej tij nuk ka patur gradën madhore për të ushtruar detyrën.
Të gjithë janë katapultuar me urdhrin e Ramës dhe po të gjithë rezultuan fiasko.
Gledis Nano u paraqit si hero i antiterrorit, me mbështetje të madhe përtej oqeanit. Heroi nuk e mbushi vitin, e la policinë me standardet që e gjeti nga paraardhësi i tij Ardi Veliu.
E emëruan jashtë kritereve, e përdorën, e shtrydhën si limon, s’iu mjaftoi, e hodhën.
Pranoi t’iu shërbente, të keqpërdorej, dhe si të gjithë paraardhësit rilindas dështoi.
Ndryshe nga të tjerët, Gledis Nano mblodhi të dhëna për gjëmat e qeveritarëve. Tani të shohim a do i vijë goja apo jo.