Ish ministri i brendshëm Flamur Noka, ka ironizuar ministrin e brendshëm aktual Bledi Çuçi, i cili përgëzoi policinë për kapjen e autorit që vrau vëllanë dhe kunatën dje.
12 mijë policë, shkruan Noka, për të kapur autorin, por ai vetëdorëzohet.
Ja postimi:
Mbi 12 mijë policë për të kapur autorin.
Ai vetëdorëzohet.
3 fëmijë mbetën jetimë pasi Policia e Shtetit i bënte bisht kërkesës së viktimave për mbrojtje nga autori.
Ky i fundit i kërcënonte vazhdimisht.
Një tragjedi familjare që në pak orë u kthye në tragjikomedi nga ministri i brendshëm Çuçi.
“Autori u arrestua në kohë rekord”, tha ministri,
i ngazëllyer nga ky “sukses” i policisë.
Një deklaratë tallëse, e gënjeshtërt dhe e papërgjegjshme. Krimineli gjakftohtë as nuk ia mbathi e as tentoi të fshihej. Ai doli në rrugë të madhe dhe u dorëzua