Kontrolle të befasishme ndaj personave me precedentë të mëparshëm kriminal, me qëllim parandalimin, evidentimin e goditjen e veprimtarive të kundërligjshme, si dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike.
Njoftimi:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Money”.
Procedohet penalisht 28-vjeçari me precedent të theksuar kriminal, të cilit iu gjetën dhe iu sekuestruan në automjet, 97 540 euro dhe 3 000 paund, të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale.
Për sasinë e madhe të parave, në automjetin e 28-vjeçarit, ky shtetas nuk kishte dokumentacion që vërteton burimin e ligjshëm të tyre.
Në kuadër të hetimeve për këtë rast, dyshohet se këto shuma parash janë përfituar nga aktivitete të kundërligjshme.
Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar të DVP Fier referuan materialet dhe nisi procedimi penal për shtetasin R. Ç., 28 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, për veprën penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shumat e parave, 3 aparate celulare dhe automjeti me të cilin udhëtonte ky shtetas.