Aksidenti është raportuar në orët e para të mëngjesi të sotëm në aksin rrugor Levan- Tepelenë ku një 49-vjeçar, duke drejtuar mjetin tip ‘Jeep’, ka përplasur për vdekje një 75-vjeçar.
Flamur Maloku 49 vjeç banues në Kosovë ka qenë drejtuesi i mjetit dhe Hysen Rucaj 75 vjeç, është viktima.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit” ku 49-vjeçari, banues në Kosovë, duke drejtuar automjetin tip “Jeep”, ka përplasur me pasojë vdekjen, 75 vjeçarin, banues në Cakran, Fier, njoftoi policia.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në polici dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksident.