Nga zjarri i fuqishëm që përfshiu sot fabrikën e sfungjerit në Kombinat, Tiranë, kanë mbetur të asfiksuar dy efektivë të zjarrfikëseve.
Shefi i zjarrëfikësve Arjan Ahmetaj, ka deklaruar se dy punonjës janë asfiksuar pas zjarrit të rënë në fabrikën e sfyngjerëve në Kombinat.
Ahmetaj, tha për news 24 se ata u dërguan me urgjencë në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.



