Ngjarja ka ndodhur sot në fshatin Nishavec të Pogradecit, ku një 88-vjeçare ka humbur jetën mbasi është rrëzuar nga veranda e katit të dytë të banesës së saj.
Dyshohet se e moshuara me iniciale R.I., ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë dhe si pasojë e dëmtimeve në kokë dhe në trup ka ndërruar jetë pas transportimit në spitalin e Pogradecit.
“Mëngjesin e sotëm, në fshatin Nizhavec, Pogradec, është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së saj shtetasja R. I., 88 vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve në kokë dhe në trup, ka ndërruar jetë në spital”



