Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e musonit që filluan në qershor dhe janë përsëritur gjatë verës kanë vrarë të paktën 1061 njerëz në Pakistan, sipas numrit të fundit të vdekjeve të publikuar sot nga autoriteti kombëtar i menaxhimit të fatkeqësive (NDMA).
Sipas këtij enti, një në 7 persona është cenuar nga këto valë përmbytjesh o me jetë njerëzore, prona, blegtori, kafshë shtëpiake, biznese, dëme në bujqësi, dëmtime shtëpish, mjetesh pune etj.