Ka reaguar me një status në rrjetet sociale ministri i brendshëm Bledi Çuçi, mbas lajmit se policia arrestoi autorin e vrasësjes së dyfishtë, pasditen e sotme në Tiranë.
Ja postimi i tij:
Përgëzime Policisë së Tiranës që në kohë rekord arrestoi autorin e dyshuar të ngjarjes së rëndë me dy jetë të humbura. Të vendosur për të goditur krimin, me bindjen se vetëm kështu krijojmë siguri për shoqërinë dhe nuk vëmë në rrezik të ardhmen tonë.


