Ish-dejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi, është liruar nga burgu, pas përfundimit të kohës së shlyerjes së dënimit.
Gjykata e Posaçme e dënoi në Qershor Gëllçin me 1 vit e 4 muaj burg me gjykim të shkurtuar, për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Si masë plotësuese gjykata caktoi edhe heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.